Qyteti i Shkupit: Shkarkohet nga posti sekretari i Qytetit të Shkupit

Gjoko Velkovski të premten është shkarkuar nga posti i Sekretarit të Qytetit të Shkupit, ndërsa arsyeja e shkarkimit është ndikimi i tij në një procedurë kontestuese tenderuese për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 136 milionë euro.

Velkovski, të premten është shkarkuar së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup Zlatko Perinski për shkak të tentativës për të ndikuar, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurë, për zgjedhjen e një kontraktori në tenderin disa milionësh.   Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë shpenzimin e kot të parave të qytetarëve të Shkupit, as financimin e interesave personale dhe të ngushta partiake. Shkupi është qyteti i të gjithë Shkupit, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share