Qyteti i Shkupit do t’i dhurojë 250 mijë euro Vardarit

Me propozim të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, sot Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar ndihmën financiare prej 250 mijë eurove për Klubin e Futbollit “Vardar”. Ndihma financiare është miratuar me arsyetimin se klubi është në borxhe të mëdha dhe nuk mund t’i mbulojë harxhimet për sezonin aktual futbollistik, përcjell Klan Maqedoni.

Ndihma është miratuar edhe pse klubi në fjalë është në pronësi private, ndërsa nga këshilltarët është sugjeruar që klubi të rikthehet nën pronësi të Qytetit të Shkupit. Këtë e ka mbështetur edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila mes tjerash ka kërkuar analizë më të thellë për atë se çka ndodh në këtë klub.

“Urgjentisht dua ta shpëtoj Vardarin, por lutja ime është që të jemi të gjithë bashkë dhe të gjejmë një zgjidhje për Vardarin, e kjo është ta kthejmë aty ku i takon dhe ku e ka vendin – në qytetin e Shkupit”, tha Arsovska.

Ndryshe, Vardari aktualisht është duke garuar në Ligën e Dytë të futbollit vendor./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share