Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës aktualisht është pa autoambulancë për transportin e pacientëve, pasi automjeti “Mercedes” është përfshirë në një aksident trafiku mbrëmë në Shkup, ndërsa dy të tjerat që i ka institucioni janë dërguar në servisim. Kështu ka njoftuar sot drejtorja e spitalit, Snezhana Zaharieva.
Në aksidentin e ndodhur në orët e vona të të premtes, me lëndime të rënda ka kaluar njëri shofer, ndërsa lëndime trupore janë konstatuar tek tre personat brenda autoambulancës, mes tyre pacienti 72 vjeçar, shoferi dhe pasagjerja, pjesë e stafit mjekësor, informon KlanMacedonia.
Autoambulanca u përmbys pas përplasjes me një veturë tjetër, pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup./KlanMacedonia