Qytetarët: Paga minimale nuk mjafton për shpenzimet mujore

HALILI: NËSE TRENDI I RRITJES SË ÇMIMEVE VAZHDON, ADMINISTRATORËT DO TË DUHET TË PUNOJNË ONLINE

Një i punësuar në një familje prej 4 anëtarësh me pagë minimale prej 18.000 denarë, mund të blejë 3 herë në ditë vetem nga 1 gjevrek dhe një jogurt për vete dhe 3 anëtarë tjerë të familjes. Qytetarët çdo ditë ankohen për rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe pagat e ulëta që nuk mbulojnë shpenzimet mujore.

–         A mund të jetojë me 18.000 denarë në Maqedoni?

–         Nuk mundet, asesi nuk mundet, duhet të rriten pensionet, me të ardhura të ulëta, e vështira për të mbijetuar.

–         Çfarë duhet të bëhet?

–         Të rriten pagat, të rregullohen gjërat, është shumë shtrenjtë, benzina e gjithçka shtrenjtë, këtu hyn me 1000 denarë asgjë nuk mund të blesh.

 Qytetar

“Po është e vështirë, kush merr pagë minimale dhe për pensionistët është punë kritike”

Ekonomisti Arben Halili, vlerëson se rritja e vazhdueshme e çmimeve ka njxerur në pah një nga mangësitë kryesore të vendit dhe ajo është paga minimale, e cila nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet mujore të një amvisërie.

“…Sigurisht që disbalanca e çmimeve nga njëra anë dhe proporcioni i rritjes së pagës minimale nuk është në përputhje dhe kjo definitivisht ngre një nevojë të re për të ndërmarrë hapa konkretë nga qeveria sepse në radhë të parë jo vetëm qytetarët në përgjithësi por janë pikërisht administratorët që udhëtojnë çdo ditë për të ardhur në Shkup dhe të cilët çdo muaj ballafaqohen me rritje të shpenzimeve të rrugës, nëse bileta mujore para tre muajve kushtonte 3,000 denarë tani është 6,000 denarë” ka deklaruar ekonomisti Arben Halili

Sipas Halilit, nëse ky trend I rritjes vazhdon, zgjidhja më e mirë për punonjësit e administratës do të ishte që të punojnë online nga shtëpia.

“Atëherë ndoshta shteti do të duhet të gjejë një zgjidhje tjetër e sidomos pjesa e administratës të shkojë në punë online, në të kundërt një punonjës nuk mund të punojë për shtetin apo për një kompani private”, ka deklaruar ekonomisti Arben Halili

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2021 popullatë aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 943,004 persona, prej tyre 147,917 janë të papunë ndërsa punëtor që marrin pagë minimale janë mbi 110.000./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share