Qytetarët mund të kontrollojnë a janë pjesë e listës zgjedhore

FILLON INSPEKTIMI PUBLIK I LISTËS ZGJEDHORE

Filloi sot afati për inspektimi publik të Listës Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. KSHZ njoftoi një ditë më parë se inspektimi i Listës zgjedhore do të zgjasë deri më 18 mars, ndërsa përveç se në drejtoritë dhe zyrat rajonale, qytetarët mund ta kontrollojnë nëse janë në listë edhe përmes ueb-faqes izbirackispisok.gov.mk/.

Në drejtoritë rajonale, po ashtu mundësohet kërkesa me shkrim për regjistrim, shtim apo fshirje të të dhënave të qytetarëve në Listën Zgjedhore. Nga KSHZ po ashtu njoftuan se sipas Rregullores së Punës dhe Kodit Zgjedhor, Lista Zgjedhore që do të jetë zyrtare për zgjedhjet do të përmbyllet dhe do të nënshkruhet jo më vonë se 15 ditë para zgjedhjeve.

Në seancën e djeshme të KSHZ-së anëtari Boris Kondarko, përkujtoi se adresat e drejtorive dhe zyrave rajonale janë të shënuara në ueb faqen e KSHZ-së dhe të gjitha janë të vendosura në selitë e pushteteve lokale të komunave. Krahas Thirrjes publike për verifikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, KSHZ dje miratoi edhe Udhëzimin për kryerjen e kontrollit publik të Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share