Qytetarët mirëpresin largimin e kazinove nga shkollat

LIGJI I RI PËR LOJËRAT E FATIT PRITET TË KALOJË EDHE NË SEANCË PLENARE

Qytetarët përshëndesin miratimin e propozim Ligjit për lojërat e fatit, i cili ditë më parë u miratuan nga Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane. Ata madje thonë se ligji duhet të miratohet sa më shpejtë nga Kuvendi dhe shtojnë se jo vetëm 500 metra, por Kazinotë është mirë të hiqen tërësisht nga vendi ynë.

“Mendimi im do ishte të gjitha ti largonim prej këtu. Sa më larg. Nuk bën afër shkollave sepse ka fëmijë të rinj dhe mashtrohen, luajnë”.

“Unë mendimin e kam të largohen të gjitha. Më së miri është. Ajo është mendimi im. Për të tjerët nuk e di, por për mua po të kisha mundësi ti hiqja të gjitha, të largoja rininë prej kazinove, prej këtyre gjërave të tjera”, tha një qytetar.

Qytetarët thonë se politikanët duhet të mendojnë më së shumti për hapjen e fabrikave dhe për atë se si të mos ikë rinia nga vendlindja.

“Jam dakord edhe shumë me vend madje. Të veprojmë ngase ne për ata fëmijë, për atë rini po ikim nëpër shtete të huaja. Çfarë po u lëmë këtu? Kazino! Ajo nuk vlen. Duhet kryesia, partitë tona të mendojnë fabrika, jo ti mendojnë kazinot. Ato çfarë të ardhme kanë? Skemi asgjë, vetëm për ato po. Por duhet ta shohim pakëz popullin”, tha një qytetar.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për lojërat e fatit, parashikojnë që hapësirat ku organizohen lojërat e fatit të jenë jo më afër se 500 metra nga shkollatPo ashtu parashikohet që për dhënien e licencave të dorëzohen më shumë prova të nevojshme, si dhe përcaktimin se një shoqëri tregtare me licencë të mund të organizojë vetëm një lloj të lojërave të fatit. Përveç kësaj parashikohet rritje e tarifave për dhënien e licencave të lojërave të fatit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share