Qytetarët janë pro mbajtjes së maskave

MASKAT TË MBAHEN EDHE NË AMBIENTE TJERA TË MBYLLUR

“Vendimin për mbajtjen e maskave nëpër institucionet shëndetësore e kanë mirëpritur edhe qytetarët. Ata thonë se ky është një vendim pozitiv dhe se përveç në institucionet shëndetësore, maskën duhet ta mbajmë edhe në ambientet e tjera të mbyllura”.

Të pyetur nga Klan Maqedoni, qytetarët theksojnë se kujdesi ndaj vetëvetes është i domosdoshëm. Prandaj maskat duhet të mbahen, sidomos në këtë periudhë kur ka numër të madh të viruseve.

“Normalisht është mirë nëpër vende publike, nëpër autobusa, nëpër kinema, dasma normalisht po, nëpër xhamia unë jam për po”.

“Po duhet, duhet që të mbahen maskat për arsyeje që ka viruse të ndryshme аndaj nëse mbrohemi do të jetë më mirë”.

“Po mirë është që t’i mbajm, mirë është që të mbahen për frymarrjen kush është i sëmur nga frymarrja. Kemi pasur grip i thjesht normale ndonjëherë patjetër që do vijnë edhe gripet sepse është vjeshtë, dimër ndonjë grip si ftohje ashtu siç kemi edhe verës ka gjithmonë gripe”.

“Po maskat të mbahen për shëndetin e secilit person sepse viruset janë përhapur nëpër gjitha anët dhe spitalet nuk janë aq të sigurta, patjetër që të mbahen maskat sepse Kovid19 nuk ka por ka viruse tjera gripet sezonale, ka llojë lloje gripe”.

Ditë më parë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, rekomandoi mbajtjen e detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore. E gjithë kjo për shkak se numri i të sëmurëve nga

gripi gjithnjë e më shumë po shkon në rritje.  Sipas të dhënave të ISHP-së, që nga fillimi i sezonit të gripit, në tetor epidemiologët kanë regjistruar 196 të prekur nga gripi, në janar numri ka shkuar në 1.025 të sëmurë. Deri në javën e parë të janarit, 60.766 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share