Qytetari: Dihet ku vozitet shpejtë, në autostradë e jo në qytet
Vozitje e shpejt është parapa në autostradë e jo në vende të banuara, kështu thonë qytetarët e anketuar për TV Klan M
Disa tjerë u shprehen se aksidentet që ndodhen ditë më parë duhet të jetë një mësim për të gjithë se duhet respektuar shenjat e komunikacionit gjatë vozitjes.
”Policia duhet që të merr masa, duhet që t’i kontrolloje, ndeshje behë çdo ditë, shkoi i riu 25 vjeçar dhe në rrugë të drejtë , duhet që policia të merr masa në këtë drejtim, këtu duhet 40 me vozit e jo 100, ja shihe si shkon, vendkalimi për këmbësorët është e ai nuk ndalet aspak” – tha një qytetar.
“Të gjithë shpejtojnë sikur nuk do të arrijnë dot, gjatë verës ka më shumë ndeshje se gjatë dimrit sepse atëherë më shumë kanë kujdes ndërsa tani nuk kujdesen shumë, në këtë rrugë çdo i dyti vozit 80 kilometra në orë” – deklaroi një qytetar.
“Nëse mendon se duke vozitur shpejtë mund të arrish më herët në një vend, mund të mos arrish aspak e përveç kësaj mund të shkatërrosh edhe jetën e dikujt tjetër” – thotë Neal Sejfulla, gazetare e Klan Maqedoni.
“Ata që vozisin shpejtë janë fillestarë, nuk duhet të vozitet shpejtë sepse atëherë ndodhin ndeshjet ndërsa ngadalë nuk ndodhë, dihet ku vozitet shpejte në autostradë, ajo që ndodhi ditë më parë këtu ishte katastrofë” – tha një qytetar.
E nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 38 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 masa për mos mbajtjen e rripit të sigurimit. Nga MPB gjithashtu njoftojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /KlanMacedonia/