Qumështi artificial mund të ‘nxjerrë jashtë loje’ qumështin e lopës

Industria e prodhimit të qumështit po ndryshon dita-ditës. Tashmë po kërkohen forma të ushqimit alternative të cilat nuk janë të prodhuara nga kafshët, duke përfshirë këtu sfidën e krijimit të qumështit artificial ose sintetik.

Për prodhimin e qumështit sintetik nuk nevojiten lopët apo ndonjë kafshë tjetër. Ai mund të ketë të njëjtën përbërje biokimike si qumështi i lopës, por krijohet me anë të një teknike të njohur të bioteknologjisë e cila njihet si “fermentimi preciz” dhe që krijon biomasë të kultivuar nga qelizat.

Më shumë se 80% e popullsisë së botës konsumojnë rregullisht produkte me bazë qumështi. Prandaj ka pasur thirrje të shumta për të zëvendësuar ushqimet me bazë prodhimi nga kafshët, me prodhime ushqimore alternative më të përshtatshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas kërkimeve të fundit, bimët mund të shërbejnë si pikë kyçe për përgatitjen e qumështit sintetik. Në ndryshim me misin, për të cilin është e vështirë të përftohet tekstura dhe i gjithë kompleksiteti i mishit të kafshës, qumështi sintetik mund të ketë të njëjtën shije, pamje e të ndihet njësoj si qumësht normal.

Qumështi sintetik nuk është thjesht një fantazi shkencore. Ai ekziston. Në Shtetet e Bashkuara prej kohësh qarkullojnë produkte pa përmbajtje shtazore të bëra nga mikrofibra të cilat përdoren për të bërë akullore, proteinë në formë pudre dhe qumësht.

Gjithashtu në Australi po punohet për krijimin e qumështit sintetik. Ata synojnë që në një kohë brenda 7 viteve të arrihet që qumështi sintetik të kushtojë më pak se ai lopës.

Industria e qumështit sintetik duhet të përmirësohet përpara se të shndërrohet në ‘kërcënim’ për prodhuesit e qumështit me bazë shtazore. Kjo kërkon shumë investim kërkime dhe zhvillim në infrastrukturat prodhuese.

Teknologjia mund të përmirësojë gjendjen e mjedisit dhe të kafshëve, por këto kanë edhe anët e tyre negative. Nuk duhet të harrojmë që qumështi sintetik nuk është ilaçi për të gjitha të këqijat. Proteinat alternative zor se e konkurrojnë homogjenizimin e industrisë bujqësore.

E ndërkohë që me kalimin e viteve prodhimi i qumështit sintetik do të fillojë të ‘fitoj terren’, prodhuesit e qumështit ‘tradicional’ nga kafshët, do të ndiejnë vështirësi dhe duhet të përpiqen të përmirësojnë shërbimin e tyre. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share