QMK: Zjarre aktive – intervenon edhe një helikopter i MPB-së

GJATË FUNDJAVËS PRITET NDRYSHIMI I MOTIT, TEMPERATURAT DUKSHËM DO TË ULEN

Qendra për Menaxhim me Krizat përmes qendrave rajonale njofton për tre zjarre aktive në rajonin e Ohrit, sic thonë, vatrat e zjarrit janë larg vendbanimeve.  Bëhet fjalë për zjarre në rajonin e Ohrit, Kërcovës dhe Makedonski Brodit.

Kjo qendër ka njoftuar edhe për intervenime me sukses në disa vatra të zjarreve pyjore, si në rajonet e Strumicës, Resnjës, Kumanovës dhe Shkupit.

Për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, Qendra për Menaxhim me Krizat ka kërkuar asistencën e MPB-së. Me helikopter të tipit Bell 212 është intervenuar në rajonin midis Makedonski Brodit dhe Komunës së Pllasnicës.

Ndryshe, zjarret, sipas ekspertëve janë shkaktuar nga moti I nxehtë dhe me diell që kohëve të fundit mbretërojnë në vendin tonë.

Por, metereologët paralajmërojnë se deri të premten do të mbajë mot stabil dhe me diell.

Gjatë fundjavës, nën ndikimin e aktiviteteve të cikloneve do të ketë mot me vranësira dhe reshje të shiut që vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm me mbi 35 litra në metër katrorë – ka njoftuar Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, kurse temperaturat ditore do të ulen dukshëm. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share