QMK: Stuhia shkaktoi shumë dëme në prona private dhe publike

MIJËRA THIRRJE NË NUMRIN 112

Gjatë 24 orëve të fundit 2778 qytetarë kanë telefonuar në numrin 112.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se ky është numër rekord thirrjesh i regjistruar deri më tani.

57,16% ishin thirrje “reale”, dhe 42,84% për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. 34,48% janë drejtuar në Polici, 15,27% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 2,63% te Zjarrfikësit. Stuhia shkaktoi dëme edhe në Kumanovë, Krivopalankë, Veles, Kavadar, në pjesën lindore të pollogut dhe Mavrovës.

Si pasojë e stuhisë së fortë që ka goditur luginën e Shkupit në orët e pasdites, përmes numrit të vetëm për thirrje emergjente 112 në QKM, janë pranuar raporte dhe njoftime për: drurë të rënë dhe të anuar, si dhe degë të thyera, përçues të rrëzuar, shtylla të përkulura dhe probleme të tjera me kabllo elektrike, internet dhe telefoni, për shtëpi, bodrume, rrugë dhe garazhe të përmbytura, janë shkaktuar probleme në furnizim me energji elektrike, çati të dëmtuara, xhama të thyer, ulluqe të shkëputura nga shtëpitë dhe ndërtesat, automjete të dëmtuara, gardhe të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara. /tvklan.mk/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share