“Niveli i Vardarit në rritje, por s`ka denoncime për përmbytje të reja”
Ndërprerja e reshjeve të shiut ka rezultuar në qetësimin e situatës me nivelin e ujrave të lumejve dhe sipas Qendrës për Menaxhim të Situatës pritet normalizimi i situatës në terren, njofton KlanM.
Sipas Drejtorit Stojançe Angelov, shtrati i lumit Vardar në Komunën e Jegunovcës ende është I mbushur, kurse situata po qetësohet për shkak se nuk ka reshje të reja shiu.
Hidrocentrali “Vrutok” sipas QMK-së, sic percjell KlanM, edhe mëtej do të mbetet i mbyllur dhe nuk do të lëshohen ujra në Vardar që të mos shkaktohet rritja e nivelit të lumit.
Stabilizim të situatës ka edhe në rajonin e Koçanës, kurse për urën në lumin Pçinja, Angelovi ka thënë se kjo është në kompetencë të pushtetit lokal nëse do të lëshojnë në përdorim duke siguruar se uji nuk paraqet kërcënim për urën.
Sektori për Hidrologji pranë Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, sic njofton KlanM, thotë se deri në fund të ditës pritet që gradualisht të ulen nivelet e lumit Vardar, duke bërë thirrje për kujdes në pjesën e mesme dhe të poshtme të lumit ku shënohen rritje të nivelit të ujit.
Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se nga nesër nis moti me diell dhe dukshëm më I ngrohtë, përvec të mërkurës kur priten reshje lokale të shiut dhe zhvillime jostabile me kushte për paraqitjen e shirave dhe bubullimave./KlanMacedonia