Gjobiten 209 shoferë për vozitje të shpejtë në RMV

Në kuadër të aksionit të kontrollit që policia ka kryer dje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 209 shoferë.

Siç njoftoi sot MPB-ja, pesë prej tyre kanë drejtuar mjetet e tyre me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 121 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 88 jashtë vendit të banuar.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share