QMK “Betejë” me zjarret – në ndihmë edhe helikopterë të MPB-së!

GJATË DITËS SË DJESHME SHUHEN 18 ZJARRE, NJË LOKALIZOHET

Qendra për Menaxhim me Krizat ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit ka pasur 19 zjarre, ku 18 janë shuar kurse një është lokalizuar, njofton KlanM.

Sipas kësaj qendre, katër vatra zjarri janë shuar në rajonin e Kumanovës, dy në Komunën e Dollnenit, disa vatra në rajonin e Shkupit, Manastirit, Resnjës, Radovishit, Kavadarit, Zhelinës, Kërçovës e të tjerë.

Kjo qendër njofton se zjarri i lokalizuar gjendet në rajonin e Komunës Çeshinovë-Obleshevë, ku digjet vegjetacioni i ulët.

MPB-ja, sic percjell KlanM, ka njoftuar se departamenti për njësi ajrore gjatë së martës me dy helikopterë MI – 171 dhe BEL 412 ka intervenuar për lokalizimin e zjarrit në rajonin e Koçanës ku nga zjarri janë përfshirë 2.500 hektarë pyje dhe livadhe, që sipas tyre, ekzistonte rerziku të përfshihen shtëpi dhe stane që kishin qenë afër linjës së zjarreve.

Sipas MPB-së helikopteri MI-171 gjatë 15 fluturimeve ka hedhur mbi 38 ton ujë, kurse helikopteri BEL 412 me 17 fluturime ka hedhur 18 ton ujë.

Në lokalizimin e këtij zjarri, sic njofton KlanM, kanë marrë pjesë edhe avionët “Air Traktor” të Qendrës për Menaxhim me Kriza si dhe njësite të zjarrfikësve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share