Qindra kilogramë kokainë janë gjetur në një plazh në Francë

Autoritetet franceze sot njoftuan se kanë gjetur disa qindra kilogramë kokainë në një plazh në pjesën veriore të vendit.

Në një plazh ishin gjetur të fshehura rreth 30 qese në të cilat ka pasur mes 700 dhe 800 kilogramë kokainë, njoftuan burimet lokale të gjykatës në Sherbur.

Në pjesën jugperëndimore të Francës, në fund të vitit 2019 ishin gjetur 1.600 kilogramë kokainë, përderisa në maj të vitit të kaluar ishte gjetur droga e njëjtë, rreth 21 kilogramë, e cila ishte fshehur në disa pasta në veri të vendit. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share