Danimarka rrit kontrollet kufitare pas përdhosjes së librit të shënjtë
Aktivistët anti-islam në Danimarkë dhe Suedi kanë djegur dhe dëmtuar disa kopje të Kuranit muajt e fundit, duke shkaktuar zemërim në botën myslimane dhe kërkojnë nga qeveritë nordike të ndalojnë akte të tilla.
Të dy qeveritë kanë dënuar këto veprime dhe kanë thënë se po shqyrtojnë ligje të reja që mund t’i ndalojnë, kjo për të ulur tensionet me kombet myslimane.
Autori Salwan Momika, një refugjat nga Iraku, ka deklaruar se do të protestojë kundër të gjithë institucionit të Islamit dhe të ndalojë përdorimin e Kuranit në këto vende duke paralajmëruar se do të djegë sërish librin e shenjtë.
Teksa protestat mbaheshin në Suedi, një grup aktivist i ekstremit të djathtë i quajtur Patriotët Danezë organizoi demonstratat anti-myslimane në Danimarkën fqinje. Policia e Danimarkës ka forcuar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, veprime që kanë ndikuar në sigurimin e rendit.
“Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisin fokusin se kush hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërcënimeve specifike”, ka thënë Ministria e Drejtësisë e Danimarkës përmes një deklarate.
Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës. Në një reagim të fundit, presidenti Erodogan kushtëzoi vendimin për pranimin e Stokholmit në NATO, nëse do të ketë sërish protesta kundër islamit.
Klan News