“Qeveria teknike e panevojshme” – Xhelal Neziri: E fuqishme simbolika e “kryeministrit shqiptar”

Qeveria teknike, që është e treta në radhë, sipas analistit Xhelal Neziri më nuk është e nevojshme. Kjo sepse sipas tij vendi është anëtar i NATO-s dhe në proces të hapjes së kapitujve të parë për me BE-në.

Neziri shtoi se do të kishte dashur që kjo qeveri të vazhdojë të jetë politike e dalë nga rezultati i zgjedhjeve të fundit. Qeveria teknike, megjithëse pa kompetenca të mëdha, sipas Nezirit, ka simbolikë të fuqishme për arsye se për herë të parë në krye të saj vjen një shqiptar etnik.

“Për herë të parë ndodh që drejtimin e shtetit ta ketë një shqiptar. Besoj se kjo simbolikë tashmë është bërë një senzacion edhe në rajon”, thotë mes tjerash Xhelal Neziri në Klan Debat./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share