Qeveria shqyrtoi dhe përcaktoi tekstin e Projektligjit për falje

Qeveria e Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi dhe përcaktoi tekstin e Projektligjit për falje, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, përcjell KlanM.

Arsyet për miratimin e Ligjit të ri për Faljen, sipas propozuesit, rrjedhin në radhë të parë nga mangësitë dhe zbrazëtirat ligjore në Ligjin ekzistues për faljen, siç thuhet, nga aspekti i zbatimit praktik të tij. Gjithashtu, siç përcjell KlanM, në arsyetimin e këtij projektligji hyn edhe nevoja për rregullim më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me ligj.

“Për shkak të problemeve të shpeshta me të cilat ballafaqohet praktika, nga këndvështrimi i domosdoshmërisë së urgjencës së procedurës, Ligji i ri, siç sqarohet nga ministria përkatëse, parasheh afate për pjesëmarrësit në procedurën e faljes. Ndër të tjera bëhet edhe harmonizimi terminologjik i emrave dhe termave të veçantë. Domethënë, ky Projektligj për faljen rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të paraqitur kërkesë për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen. Dhe një nga ndryshimet më domethënëse në ligj është se presidenti i shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të përmendur. Është duke u përpunuar edhe procedura për faljen, ku vendimtare janë edhe dispozitat për përgjegjësinë e personave që veprojnë në rastet, por edhe eprorëve të tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e RMV-së pas seancës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share