Qeveria shkarkon Afrona Verzivolin nga VLEN

Në seancën e sotme, Qeveria ka shkarkuar Afrona Verzivolin nga pozita e auditores kryesore për IPA fondet dhe në vend të saj ka emëruar Arben Ramadanin.

Afrona Verzivoli shkarkohet 5 ditë pasi sihte emëruar në këtë pozitë, pas njoftimeve se nuk posedon licensë për Revizor dhe nuk plotëson kushtet për këtë pozitë.

Nga VLEN dje potencuan se Verzivoli përkohësisht është zëvendësuar me kuadër tjetër, derisa nuk pajiset me certifikatën e domosdoshme.

“Arben Ramadani emërohet si u.d Revizor në trupin Revizor të instrumentit për ndihmë para aderuese. Ai është revizor i pavarur në Sektorin për përparimin e revizionit. Ka marrë pjesë në përpunimin e dokumenteve strategjike, planeve strategjike afatshkurtër dhe afatgjatë lidhur me progresin e trupit Revizor dhe revizionit dhe ndjek zbatimin e tyre” – thonë nga Qeveria.

Qeveria më 6 gusht emëroi Afrona Verzivolin në këtë pozitë.

Për emërimin e saj reagoi edhe Delegacioni I BE-së në Shkup, I cili paralajmëroi se do ta shqyrtojë këtë emërim, për shkak se bëhet fjalë për kontrollimin e shfrytëzimit të projekteve dhe aktiviteteve që financohen nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share