Qeveria shkarkoi Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Avokati i shtetit Fehmi Stafa është shkarkuar në seancën e sotme qeveritare, konfirmuan për MIA-n burime qeveritare.

Stafa u emërua Avokat i Shtetit më 22 gusht 2018 nga Qeveria.

Avokatura e Shtetit njoftoi sot pasdite se Avokati i Shtetit Fehmi Stafa ka dorëzuar sot në Qeveri një dorëheqje të parevokueshme për arsye personale dhe ka kërkuar që të pranohet dorëheqja e tij. Stafa ishte pjesë e luftës mediatike mes ish-drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi dhe prokurores së suspenduar të krimit të organizuar Vilma Ruskovska.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share