Ministri i Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, e ka quajtur skandaloze dhe në kundërshtim me ligjet, vendimin e Qeverisë për shfuqizimin e pesë urdhërave për sistematizim dhe ri-sistematizim në MPB.
Përmes një postimi në Facebook, Toshkovski ka theksuar se njëra nga urdhërat e shfuqizuara ka të bëjë me dërgimin e një punonjësi të MPB-së për të kryer detyra në shërbimet administrative në Novo Sellë, ku sipas tij, ekziston deficit në pjesën e dhënies së dokumenteve personale.
“Katër urdhërat tjerë kanë të bëjnë me këshilltarët e kabinetit tim, të cilëve u jepn detyra konkrete veprimi, kurse me shfuqizimin e tyre ndikohet në punën e MPB-së, e cila gjatë periudhës së ardhshme duhet të jetë garantuese për zbatimine procesit të qetë dhe demokratik zgjedhor” – tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm teknik.
Qeveria, në seancën e së martës, sic thuhet në komunikatë, pas sugjerimit të Zv/Ministrit të Brendshëm plotësues, pesë urdhra për ri-sistematizim dhe sistematizim të kuadrove në sektorët rajonale të MPB-së dhe në Byronë e Sigurisë Publike, i shpalli të pavlefshme, për shkak të nënshkrimit të njëanshëm. /tvklan.mk/