Qeveria rekomandoi që tregtarët me pakicë të punojnë gjatë festave

KOVAÇEVSKI: ME QËLLIM QË TË PLOTËSOHEN NEVOJAT E QYTETARËVE GJATË FESTAVE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit solli vendim që më 31 dhjetor, 1 janar, 7 dhe 8 janar të punojnë shitoret, tendat dhe kiosqet që merren me tregti me pakicë, përcjell KlanM. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha sot se, kjo ka qenë kërkesë e tregtarëve, ndërsa siguroi se, punëtorët që do të punojnë gjatë këtyre festave, do të paguhen në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin.

“Festat e Vitit të ri dhe krishtlindjeve janë gjithmonë një periudhë kur qytetarët dëshirojnë të blejnë dhurata, për tregtarët ajo është mundësi e mirë që të bëjnë më shumë fitim. Për punëtorët në tregti, çdoherë është mundësi e mirë të realizojnë të ardhura më të mira, kështu që punëtorët do të paguhen sipas ligjit për punë në ditë jopune dhe punë të dielën. Mendoj se në atë pjesë nuk do të ketë probleme sepse, çdo punëdhënës dëshiron të ketë punëtorë të kënaqur prej të cilëve në fund të ditës varet edhe kompania”, tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga Ministria e Ekonomisë sqaruan se, qëllimi i këtij rekomandimi, është plotësimi i nevojave të qytetarëve gjatë festave të fundvitit, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe vendet ku nuk ka qendra tregtare.

Gjatë festave të fundvitit dhe krishtlindjeve do të ketë regjim të posaçëm të transportit publik. Ndërkaq, sa i përket instituteve shëndetësore, në ndërrim të tretë, të dielën dhe gjatë festave do të jenë në dispozicion ordinancat e kujdestarisë në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share