Qeveria obligon bordin e SH.A “Ekonomia e Ujërave” të ndërpresë kontratën menaxheriale me drejtorin

Qeveria ka obliguar Bordin Drejtues të Shoqërisë Aksionare “Ekonomia e Ujërave” që ta ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin, Llokman Limani dhe ka urdhëruar që anëtarët e Bordit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të zvogëlohen për 50 për qind.

“Në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve, Qeveria ka obliguar drejtorinë e “Ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me çka plani financiar zvogëlohet për shumën e propozuar nga ana e tyre”, thonë nga Qeveria.

Tv KlanMacedonia për disa herë me rradhë ka raportuar për probleme financiare në këtë ndërmarje, ndërsa punëtorët u raportua që pagat i merrnin me vonesa prej disa muajsh. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share