Qeveria miratoi 1,1 miliardë denarë për furnizim të vazhdueshëm me energji ngrohëse në Shkup

Qeveria në seancën e sotme të 85-të miratoi mjete për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizim të vazhdueshëm me energji të ngrohjes për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, para fillimit të sezonit të ngrohjes, Qeveria ka miratuar Vendim me të cilin miratohen 1,1 miliardë denarë për blerjen e energjisë për kompaninë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (ESM) për prodhimin e energjisë elektrike. Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike.

“Me masat e duhura të ndërmarra nga Qeveria, sigurohet furnizim i pandërprerë me energji termike për Qytetin e Shkupit dhe besueshmëri dhe stabilitet në shpërndarjen e energjisë termike tek konsumatorët gjatë sezonit të ngrohjes të këtij viti”, thuhet në kumtesë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share