Qeveria: Mbështetje financiare për kategoritë sociale të qytetarëve

LSDM THIRRJE VMRO-DPMNE TË MOS E BLLOKOJË LIGJIN NË KUVEND

Qeveria ka miratuar Propozimligjin për mbështetje financiare të kategorive të cënueshme të qytetarëve për t`u përballur me krizën energjetike. Kjo zgjidhje ligjore tani hyn në procedurë para trupave parlamentare dhe deputetëve. Masat e reja anti-krizë, sipas qeverisë, përfshijnë rreth 180.000 qytetarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si pjesë e pakos së re anti-krizë, Qeveria miratoi vendimin që në katër muajt e ardhshëm ndihmë financiare prej 3.000 denarëve apo gjithsejt 12.000 denarë (200eu) do të marrin shfrytëzuesit e të drejtës për siguri sociale të personave të moshuar, shfrytëzuesit e shtesës së vecantë, shfrytëzuesit e të drejtës për kompensim për shkak të pengesave, personat me pengesa dhe ndryshime të përhershme në situatën shëndetësore dhe prindër të vetëm që janë evidentuar si shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale. Ndihmë financiare nga 3.000 deri në 6.000 denarë, gjatë katër muajve të ardhshëm do të marrin edhe pensionistët që kanë pensione deri 14.000 denarë.

Socialdemokratët, në Ditën Boëtrore të luftës kundër varfërisë I kanë bërë thirrje opozitës që të heqin dorë nga bllokimet dhe t`i mbështesin ndryshimet ligjore.

“U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që t`i mbështesin këto ndryshime, implikimet financiare të të cilëve janë siguruar nga buxheti, me qëllim që pagesa e ndihmave të nis muajin e ardhshëm. Në veçanti ftesa u dërgohet kolegëve të VMRO-DPMNE-së që shpeshherë dijnë të bllokojnë ligje që janë në interes të qytetarëve”, deklaroi Sanela Shkrijelj-deputete e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja thotë se si parti konstruktive kanë ofruar ndihmë dhe masa për krizën duke I bërë thirrje qeverisë që t`i realizojë të njëjtat.

Ofruam situata se si të arrihet tek energjensa me çmime më të lira me qëllim që populli dhe ekonomia të mos e ndjejnë krizënNjëkohësisht ofruam pesë masa që do ta përmirësojnë situatën dhe do ta amortizojnë goditjen e krizës”, deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Dita e diel të bëhet ditë pune, fundjavë pa TVSH, intervenime në ligjin për të ardhura personale, në dispozicion të ekonomisë të vehen paratë nga Bankat për të ndihmuar likuiditetin e kompanive, çmimi I rrymës që e paguajnë kompanitë e që është mbi çmimin në tregun e rregulluar, gjysmën e këtij dallimi ta paguajë shteti – janë pesë masat anti-krizë që I propozoi VMRO-DPMNE-ja./KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share