Qeveria: Lojrat e fatit 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 127-të, ka vërtetuar Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojra të fatit dhe për lojrat argëtuese, propozuar nga Ministria e Financave.

Me qëllim të mbrojtjes së të rinjve, me ndryshimet dhe plotësimet, propozphet që hapësirat afariste respektivisht vendpagesat e lojrave të fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.

Me ligjin ekzistues nuk është vërtetuar largësia nga shkollat fillore dhe të mesme të hapësirave afariste ku organizohen lojrat e fatit, respektivisht nuk vërtetohet kriteri i këtillë – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Gjithashtu, siç përcjell KlanM komunikatën e press-shërbimit qeveritar, në mesin e qëllimeve të ndryshimeve të propozuara përmendet edhe nevoja e përforcimit të dëshmive të nevojshme për dhënien e licensave, si dhe saktësimi i asaj që një shoqëri tregtare me një licensë organizon një lloj loje të fatit. Gjithashtu rriten edhe kompensimet për dhënien e licensave për lojrat e fatit – thuhet në komunikatë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share