Qeveria: Këtë vit, numër rekord i aplikimeve të kompanive për mbështetje financiare

Në seancën e sotme të 175-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi grupin e tretë të kontratave të kompanive për mbështetje shtetërore sipas Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve. Këtë vit ka një numër rekord të aplikimeve nga kompanitë, që do të thotë se besimi i biznesit tek institucionet po rritet. Përpjekjet e kësaj Qeverie për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe një ekonomi të parashikueshme po japin fryte.

Këtë vit janë shënuar 427 aplikime rekorde për projekte të reja investimi nga po kaq kompani. Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua grupi i tretë prej 122 kontrata, në seancën e 167-të të Qeverisë u miratua grupi i parë prej 82 kompani, në seancën e 127-të të Qeverisë u miratua grupi i dytë prej 90 kontrata dhe kjo përfundon procesin me miratimin e 294 kontratave rekorde për mbështetje financiare të cikleve investuese të kompanive.

Këto 122 kompani, kontratat e mbështetjes së investimeve të të cilave përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve u miratuan sot nga Qeveria, po hapin vende të reja pune dhe të paguara mirë. Vetëm në vitin e parë investues 2022 kanë hapur 523 vende të reja pune dhe deri në fund të cikleve të investimeve vetëm këto 122 kompani do të hapin 1845 vende të reja pune.

Investimet që këto kompani po bëjnë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në këtë periudhë të rimëkëmbjes nga kriza. Investimet e tyre tregojnë shkathtësinë dhe qëndrueshmërinë e kompanive, si dhe mundësitë në ekonominë tonë vendore.

Këto 122 kompani në vitin e parë investues 2022 kanë investuar 44.6 milionë euro, ndërsa deri në fund të cikleve investuese do të investojnë 186 milionë euro.

Ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve që janë bërë në vitin 2021 kujdesen për zhvillimin e barabartë rajonal dhe sigurojnë mbështetje më të madhe për kompanitë në rajonet më pak të zhvilluara. Shpërndarja e barabartë rajonale e kompanive dhe struktura sipas madhësisë tregojnë dhe dëshmojnë se Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve ofron mundësi të barabarta për të gjitha kompanitë në vend, pavarësisht madhësisë apo vendndodhjes së tyre. Është e rëndësishme vetëm që kompanitë të bëjnë investime në zhvillimin e tyre dhe avantazhin konkurrues, për të treguar sukses në funksionimin e tyre.

Nëpërmjet Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, në 6 vitet e fundit, që nga futja e tij në vitin 2017, janë lidhur marrëveshje mbështetëse me 630 kompani, të cilat shërbehen nga Kabineti i Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, si one-stop shop.

Zhvillimi ekonomik, avancimi i i konkurrueshmërisë së kompanive në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe ngritja e standardit të jetesës së punonjësve, mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share