Ka filluar takimi i liderëve: Pritje për qasje të përgjegjshme dhe vendime të përbashkëta në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Ka filluar takimi i liderëve, e cila mbahet me ftesë të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim marrin pjesë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.

Temë e takimit janë çështjet aktuale politike me rëndësi për zgjedhjet e ardhshme të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe me rëndësi për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Kovaçevski pret një qasje të përgjegjshme nga të gjithë liderët dhe subjektet politike dhe vendimet e përbashkëta politike, të cilat janë me rëndësi thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve dhe që janë pritshmëri edhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut” – thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share