Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot mbledhjen e 122-të të saj.
Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre.
Disa nga vendimet e Qeverisë gjatë ditës mbledhjes së sotme:
Është marrë parasysh informacioni për sigurimin e burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike;
Vendim për shërbimet shëndetësore në fushën e onkologjisë dhe radioterapisë në Spitalin e Qytetit 8 Shtator;
Është miratuar projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre;
Është miratuar projektligji për taksën e solidaritetit;
Është përcaktuar propozimi për ndryshime ligjore për përfshirjen e orizit në rezervat e mallrave;
Janë vendosur ndryshime ligjore për fshirjen e dispozitës për rritjen e pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave;
Është pranuar teksti i Programit të Reformave Ekonomike 2023-2025.