Qeveria në seancën e sotme të 85-të do ta shqyrtojë Informacionin për masat e ndërmarra të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për përmirësimin e gjendjes me nivelin e ujit në akumulimin “Liqeni i Tikveshit”.
Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, anëtarët e Qeverisë do të informohen për aktivitetet fillestare në lidhje me Planin nacional për menaxhim të cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2023-2025.