Qeveria e RMV-së: Derisa nuk ka epilog juridik, të ndërpriten punët në terren për Stadiumin e ri të Tetovës!

Qeveria e RMV-së, pas mendimit të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ka shqyrtuar rastin me shfrytëzimin dhe ngjarjet rreth stadiumit të ri në Tetovës dhe ka miratuar disa konkluzione, njofton KlanM.

Gjatë shqyrtimit, sic thuhet në komunikatë, Qeveria ka marrë parasysh nismën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurave që lidhen me stadiumin, ku thuhet se Stadiumi i Ri, me vendim qeveritar të vitit 2015, i është dhënë për shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim Komunës së Tetovës.

Sic thuhet, Komuna e Tetovës, pa bazë ligjore, ia ka dhënë Stadiumin për shfrytëzim të përhershëm NP “Tetova Transport”.

Madje, përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë, Kryetari i Komunës së Tetovës, Komuna e Tetovës dhe NP “Tetova Transport”, në ngjarje publike kanë promovuar projektin për rrënimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Qeveria gjatë miratimit të konkluzioneve në seancën e së martës, ka marrë parasysh edhe dispozitat e Ligjit për shfrytëzimin dhe dispozicionin me pronat shtetërore dhe pronat komunale, sipas të cilëve, sic percjell KlanM, kompetencat për të dhënë shfrytëzim të përhershëm dhe të konstatojë ndërprerjen e të drejtës shfrytëzuese, e ka vetëm Qeveria e RMV-së.

Në komunikatë thuhet se është miratuar konkluzioni që Sekretariati I Përgjithshëm I Qeverisë, të përgatisë informacionin e kompletuar lidhur me statusin e objektit – Stadiumi i ri I Futbollit – Tetovë, KP nr.11476.

Ndërkohë, Komunës së Tetovës, sic njofton KlanM, t`i dërgohet njoftimi që të ndërpriten punimet në terren, derisa nuk ka epilog juridik për rastin.

Gjithashtu, sic njofton KlanM, Qeveria ka vendosur që t`i drejtohet me rekomandim Gjykatës Kushtetuese, që ta marrë parasysh urgjencën e këtij rasti dhe të prononcohet lidhur me Nismën e parashtruar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Qeveria, sic njofton KlanM, konkludoi që të shqyrtohen bazat juridike, konform Kodit Penal, për të ngrituar kallëzim adekuat për organet kompetente, lidhur me këtë rast. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share