Që ditën kur mori mandatin për Qeverinë e re, lideri I VMRO-DPMNE-së, duket se ka finalizuar negociatat me koalicionin VLEN.
Burime nga koalicioni VLEN thonë se është arritur marrëveshja përfundimtare për ndarjen e ministrive dhe pozitave më të ulëta udhëheqëse.
Sipas njoftimeve, VLEN do të udhëheq me MEPSO-n, Rrugët e Maqedonisë dhe Postat e Maqedonisë, si dhe me Drejtorinë për Libra Amë.
Zv/Drejtorë VLEN do të ketë në Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Drejtorinë për Policinë Financiare, në Drejtorinë e Doganave, ELEM, Fondin për Shëndetësi dhe Fondin për Sigurim Pensional.
VMRO-DPMNE do të udhëheq me 13 ministri – Ministrinë e Jashtme, MPB-në, Financat, Transport dhe Lidhje, Arsim, Kulturë etj.
VLEN me 5 ministri – Shëndetësi, Punë dhe Politikë Sociale, Ekonomi, Eurointegrime dhe mjedis jetësor, kurse do të ketë edhe pozitën e Zv/Kryeministrit.
Së shpejti pritet marrëveshja finale VMRO – ZNAM, ku partia e Maksim Dimitrievskit, pritet të drejtojë me Ministrinë për Drejtësid he Administratë.
Më 27 qershor, sipas afatit kushtetues, Mickoski duhet ta propozojë kabinetin e ri qeveritar, por ai paralajmëroi se kjo do të ndodh më herët. /TvKlan.mk