Pasi Mickoski mori mandatin, rrjedhin afatet për formimin e Qeverisë. VMRO-DPMNE negociatat për Qeverinë e re i ka zhvilluar me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM.
Ndarja e resorëve tashmë dihet, por zyrtarisht emrat e ministrave ende nuk bëhen publike.
Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumë me ndryshimet e ligjit për administratën shtetërore, kurse sipas paralajmërimeve të Mickoskit, qëllimi kryesor i Qeverisë së re, do të jenë reformat në pjesën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka dekretuar Ligjin për Riorganizimin e Qeverisë, që u miratua nga Kuvendi me 88 vota “për”.
Sic shkruan Siljanovska, bëhet fjalë pët ligjin që miratohet me shumicë prej 2/3, ku Presidenti është I obliguar ta dekretojë dhe nuk ka të drejtë vetoje.
Presidentja thotë se Ligji është reformues, pasi anulohet paralelizmi I kompetencave të shumë ministrive, do të dislokohen kompetencat e ministrive me cka racionalizohet puna e tyre, do të institucionalizohen prioritetet tona strategjike përmes formimit të Ministrive përkatëse ku përmendet Ministria për Cështje Evropiane dhe Ministria për Transformim Digjital, si dhe do të ngritet niveli i kujdesit shoqëror për shëndetin mental të kombit me Ministrinë e Sportit – thuhet në postimin në Facebook të Presidentes Siljanovska.