Qeveria e Kosovës del me njoftim për takimet e sotme në Bruksel

Zyra e kryeministrit Albin Kurti, ka lëshuar një deklaratë me detaje nga takimi i sotëm në Bruksel në të cilin Kosova u përfaqësua nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.

Nga kjo zyre bëjnë të ditur se pala kosovare ka dorëzuar propozimet dhe idetë për dinarin, për të cilat specifikon se janë në linjë me rregulloren e BQK-së, ku përmbajtja e së cilës nuk diskutohet.

”Takimet u zhvilluan në format trilateral e bilateral. Tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pala jonë, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth çështjes e në takimet e sotme i prezantoi e argumentoi ato. Propozimet tona janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën ritheksojmë se përmbajtja e së cilës nuk po diskutohet.

Nga lehtësuesi i procesit është vënë në dukje se propozimet e palëve nuk janë përafruar ende dhe paraqitet nevoja për potencialisht një takim të radhës për javën e ardhshme”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share