Qeveria do të debatojë për masat për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive në kohë të krizës ekonomike-energjetike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 09.10.2022 (e diel), do të mbajë seancën e rregullt të 88-të.

Në rendin e ditës të seancës do të jenë pikat që kanë të bëjnë me masat për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive në kohë krize ekonomike dhe energjetike.

Publiku do të informohet për konkluzionet dhe vendimet e seancës thonë nga pres Qendra e Qeverisë.

Masat e reja që do të paraqesin ndihmë të ndrepërdrejtë për qytetarët. Lidhur me ndihmën për kompanitë që furnizohen me energji elektrike në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, kryeministri Kovaçevski tha se është duke u përgatitur edhe një paketë masash, por ajo do të shpallet vetëm në fund të këtij muaji. Në këshillin e fundit ekonomik, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike, u bë e ditur se Qeveria do të shpallë të mërkurën se cilat nga kërkesat e kompanive dhe sindikatave do të pranohen./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share