BEKTESHI: KA DISPOZITA PËR SANKSIONE LIGJORE, NËSE FURRTARËT NUK PRODHOJNË BUKË
Buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë, e prerë në feta ose e plotë 450 gram do të kushtojë 33 denarë. “Ngrihet” çmimi i bukës, ndërkaq qeveria hoqi subvencionimin e energjisë elektrike për furrat e bukës. Ky vendim, sic njofton KlanM, u morr në seancën e sotme të qeverisë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se vendimet u morën pasi nuk do të lejojnë që disa të pasurohen kurse disa të tjerë të varfërohen sepse përkundër subvencionit të energjisë elektrike, vetëm disa kanë ulur çmimet.
“Nuk do të lejoj rritje të pajusstifikuata të çmimeve. Ka kaluar mjaft kohë që çmimet të përputhen. Pas kontrolleve të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, edhe pse prodhuesit merrnin subvencione për energjinë elektrike, çmimet e produkteve nuk u ulën apo i ulën pak. Kjo vlen për disa nga prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, disa janë ulur nga 7-12 për qind. Kjo është arsyeja pse ne e anuluam këtë masë” – tha Kovaçevski.
Ministri Bekteshi, sic njofton KlanM, tha se shumica e prodhuesve nuk kanë respektuar marrëveshjen për uljen e çmimeve produkteve bazë të ushqimit. Nëse furrtarët nuk prodhojnë bukës, sipas Bekteshit, Qeveria ka dispozita ligjore për të sanksionuar bukëpjekësit.
”Pritshmërtitë tona kanë qenë që zbritja e çmimit të bukës të jetë deri 12%. Një pjesë e kompanisë e kanë plotësuar këtë zotim që e kanë dhënë me miratimin e masave ndërsa disa janë edhe prodhues të bukës, kryesisht masa është zbatuar nga prodhuesit e vajit të lulediellit, disa prodhues të mishit. Por shumica e tyre nuk e kanë plotësuar” – deklaroi Bekteshi.
Ndryshe dje kanë reaguar nga Shoqata e Industrisë së Mullirit dhe Bukës ku thanë se kjo masë nuk mund të merret brenda ditës pasi kjo u shkakton humbje prodhuesve dhe do të rezultojë me mbylljen e furrave. Ata, sic njofton KlanM, u kërcënuan se nuk do të prodhojnë bukë pas hyrjes në fuqi në gazetën zyrtare se çmimi i bukës është ngrirë për 33 denarë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi