Qeveria: 22 vjet “Ohri” – RMV-ja shembull për demokraci funksionale multietnike!

NDAHEN CERTIFIKATA PËR APLIKUESIT E SHKOLLËS PËR LIDER TË RINJ “PEACE FORUM DIALOGUE”

Maqedonia e Veriut njihet si “Evropa në miniaturë”, shembull për demokraci funksionale multietnike dhe qëndron fuqishëm mbi themelet e vlerave evropiane – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë shënimit në Qeveri të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njofton KlanM.

“Shënuam 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kur vendi ynë hapi një kapitull të ri të historisë më të re në frymën e paqës, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të ndërsjelltë. Nga një vend I cili para më shumë se dy dekadave përballej me mundësinë e shpërndarjes së konfliktit u bëmë simbol i multietnicitetit, multikonfesionalitetit dhe multikulturaizmit” – deklaroi Kovaçevski.

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, sic njofton KlanM, tha se nga koha e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit e deri sot, kemi një brez të të rinjve që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë marrëveshje dhe se kjo gjeneratë e 22-vjeçarve duhet të informohet për këtë process. Ai sqaroi se përse në këtë mënyrë është shënuar sivjet përvjetori I Marrëveshjes së Ohrit.

“Para dy ditëve në sheshin “Skënderbeu” në Shkup kishte me mijëra njerëz, tubim më të madh nuk ka patur kurse gjithashtu në mes të verës të keni 80 aplikues të Shkollës për Lider të rinj, nuk është e lehtë, shohim se në shkollat tjera ka nga 15-20 dhe qëllimi është se shumica prej tyre as që kanë lindur kur është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit” – tha Artan Grubi.

Kryeministri Kovaçevski dhe Zv/Kryeministri i Parë Grubi, sic njofton KlanM, pjesëmarrësve u ndanë certifikata për përfundimin me sukses të Shkollës për liderë të rinj ” Peace forum dialogue ” me temë “Integrimi përmes pajtimit” organizuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share