PROJEKTI 1.3 MILIARDË EURO, 110 KM AUTOSTRADA, AFATI I NDËRTIMIT DERI 2027
Qeveria e RMV-së ka nënshkruar Marrëveshjen për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10D me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka”, raporton KlanM.
Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshinë ndërtimin e 110 kilometrave të autostradave. Afati i ndërtimit është deri në vitin 2027. Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, është një projekt historik, më i madhi në infrastrukturën rrugore në historinë e vendit.
“Ky project historik do të thotë realizimi I një përcaktimi strategjik. Investimet në infrastrukturën rrugore është një nga prioritetet e Qeverisë për të zhvilluar ekonominë” – tha Dimitar Kovaçevski.
“Dallimi është I madh dhe do ta shohim cilësinë e punës së këtij konzorciumi sikurse në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci. Falënderoj kolegët ministra, sidomos ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që qëndron gjithmonë pas projekteve dhe ideve tona, partnerët tanë mbikëqyrës dhe gjithë bashkëpunëtorët që marrin pjesë në këtë projekt” – tha Artan Grubi.
Përfaqësuesi i “Behtel dhe Enka”, u zotua se ky projekt do të ndërtohet sipas standardeve më të larta.
“Lidhjet rrugore nëpër rajon dhe në RMV janë të rëndësishme. “Behtel dhe Enka” kanë një histori të veçantë në realizimin e projekteve të ndërlikuara. Morëm përgjegjësinë për standarde të larta dhe e kemi kuptuar seriozisht projektin” – tha Majk Alison, ”Behtel dhe Enka”.
Projekti i Korridorit 8, sic njofton KlanM, do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km edhe atë autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D, në gjatësi prej 40 km autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Prilepin me Manastirin.
Nënshkrimi erdhi pasi marrëveshja ishte miratuar në seancën e së martës të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/