Qeni anti-drogë nxjerr zbuluar shqiptarët, çfarë u gjet në shtëpinë e tyre

E kishin shndërruar shtëpinë në një bazë shpërndarjeje droge. Dhe në këtë mënyrë, 2 shqiptarë janë vënë në pranga në Impruneta, një zonë në Firence të Italisë.

Pas kontrollit në banesën e tyre u sekuestruan 1.6 kilogramë kokainë, një pistoletë dhe 25 mijë euro cash.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, dy shqiptarët kanë qenë në survejim. Ata kanë marrë një rrugë të çuditshme që i ka bërë autoritetet të dyshojnë dhe për këtë arsye janë ndaluar.

Për të zbuluar lëndën narkotike ka qenë Ebryl-i. Ky është një qen antidrogë i cili zbuloi sasinë e kokainës. Dy pakot me drogë ishin fshehur brenda në divan. 25 mijë eurot ishin mbështjellë me çarçafë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share