Përmirësohet gjendja e Berlusconit

Mbetet i shtruar në spital për infeksionin në mushkëri të shkaktuar nga leuçemia kronike

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi doli nga reparti i reanimacionit, ndërsa mbetet në spitalin San Raffaele të Milanos, ku po trajtohet për një infeksion në mushkëri të shkaktuar nga leuçemia kronike.

Mjekët e tij thanë se Berlusconi vuan nga leuçemia kronike. Ata nuk specifikuan se kur u zbulua për herë të parë sëmundja e rëndë, por thanë vetëm se nuk ishte akut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në buletinet e tyre, mjekët kanë thënë se gjendja e tij ka ardhur duke u përmirësuar që nga shtrimi në spital.

Partia Forza Italia e Berlusconit është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë të Kryeministres Giorgia Meloni, megjithëse vetë Berlusconi nuk ka një funksion në qeveri.

Shëndeti i Berlusconit është përkeqësuar vitet e fundit. Ai bëri një operacion në zemër në vitin 2016. Është diagnostikuar gjithashtu me kancer në prostatë dhe është shtruar vazhdimisht në spital që nga infektimi me COVID-19 në 2020.

Berlusconi ndërtoi rrjetin televiziv më të madh komercial të Italisë dhe fitoi një profil ndërkombëtar si pronar i kampionëve europianë të futbollit AC Milan përpara se të hynte në politikë në vitin 1994, kur klasa e mëparshme politike u rrëzua nga pushteti pas një skandali korrupsioni.

Berlusconi dha dorëheqjen si Kryeministër për herë të fundit në vitin 2011, pasi Italia iu afrua një krize borxhi të stilit grek dhe u rëndua nga skandalet e tij, duke përfshirë festat e tij famëkeqe “bunga bunga”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share