Qenan Aliu: VMRO synon pushtetin e pastaj do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Bashkimi Evropian, sipas analistit Qenan Aliu, nuk është shoqatë humanitare, por organizatë interesi. Sipas tij, nëse paraqitet interesi, integrimi i vendit në BE mund të bëhet edhe në vitin 2026.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai konstaton se derisa ekziston modeli i tillë i votimit me të drejtë vetoje, zgjerimi i BE-së mbetet i paqartë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për ndryshimet kushtetuese dhe për bllokimin e Maqedonisë së Veriut, Qenan Aliu shprehet se këto ndryshime janë të pashmangshme, madje edhe për vetë VMRO-në.

“Marrëveshja me Bullgarinë është e ratifikuar, e nënshkruar. Nuk mund të ndryshohet. Këto janë broçkulla të VMRO-së, që thotë se do të synojnë ta ndryshojnë. Këta synojnë ta marrin pushtetin dhe këta do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese”, tha Qenan Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share