Qebir Avziu: Arrestimi i Kreshnik Bekteshit nuk ka bazë, është absurde pse mbahet ai njeri në paraburgim

Të ftuarit në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia diskutuan mbi tragjedinë e fundit në Koçan.

Profesori universitar Qebir Avziu duke folur mbi trajtimin institucional për tragjedinë e Koçanit, tha se përgjëgjës për rastin është organizatori.

“Përgjegjës direkt për tragjedinë e Koçanit është organizatori, pastaj edhe sigurimi që kanë lejuar edhe 250 fëmijë brenda diskotekës pa bileta sepse është bërë kaos. MPB është dashur vetë të kontrolloj të shohë a është gjithçka në rregull, a shitet alkool, a ka të mitur etj… Masa e paraburgimit nuk është denim, është masë preventive nëse dyshohet se personi që do të mbetet në liri do të ikë ose do fshihet. Paraburgimi është masë e rëndë, mirëpo unë mendoj që nëse ky ministër do të ishte në liri nuk do të ikte por do të ishte korrekt të paraqitet në intervistim apo pyetje sa herë te thirrej”, tha Avziu.

Ai poashtu komentoi edhe burgosjen e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Lëndën për plotësim ose mos plotësim të kushteve për ndonjë biznes e vendos Inspektorati e jo ministri i Ekonomisë. Nuk del ministri në terren ta kontrollojë objektin. Unë ministrin Bekteshi nuk e kam takuar e as nuk e njoh, mirëpo sipas ligjeve, arrestimi i Bekteshit nuk ka bazë, është absurde pse mbahet ai njeri në paraburgim”, tha Avziu.

Analisti Ramadan Ramadani për protestat për Koçanin shtoi se në shoqërinë në RMV-së u dëshmua se vetëm presioni ndaj institucioneve sjell dobi.

“Presioni qytetarë aktivizon institucionet! Siç reagojnë për Koçanin, reaguan edhe për EVN-në apo edhe për rastin Vanja! Presioni sjell dobi…”, shtoi Ramadani.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share