Qatip Osmani: Rezultati nuk është i paarritshëm – Shabani: në ndeshjen e kthimit do bëjmë edhe më mirë

Disfata 4:2 në transfertën në Bratisllavë kundër 14 herë kampionëve të Sllovakisë, ndoshta nuk është edhe pasqyra reale, me atë që ndodhi në fushën e blertë të stadiumit “Tehelné pole”, aty ku të pranishmit patën mundësinë të shohin një futboll shumë cilësor dhe të hapur me shumë gola…

Përkundër disfatës 4:2 në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Sllovan Bratisllava në transfertë, trajneri Qatip Osmani, është optimist.

“Sa i përket lojës, mendoj se në pjesën e parë vendosën momentet e pakujdesisë të lojës tonë në mbrojtje, kur edhe i pranuam dy gola. Në pjesën e dytë shumë shpejtë u rikthyem, edhe menaxhimin e lojës mendoj se e kishim në nivelin e duhur, fundi i ndeshjes, minuta e 85-të nëse nuk gaboj, pranuam golin e tretë, prap edhe këtu një gabim individual, në vazhdim prap e njëjta gjë u përsërit, ndoshta ra edhe koncentrimi në ato momente, që edhe ndodh në fund të ndeshjeve. Megjithatë ne jemi optimistë, mendoj se rezultati 4:2 nuk është i paarritshëm dhe do të bëjmë çmos për të anuluar këtë rezultat.” – deklaroi trajneri Qatip Osmani,

Trajneri Osmani përkundër disfatë 4-2 ka paralajmëron kundërshtarin se në ndeshjen e kthimit në Ohri nuk do ta kenë lehtë. .

“Edhe pse kemi një kundërshtarë shumë të fortë përballë, shumë kualitativ, që ka edhe lojtar individual shumë kualitativ, të cilët dinë që ta kthejnë ndeshjen në favor të tyre, por megjithatë unë thash edhe më herët, neve do bëjmë çmos për të anuluar këtë epërsi të Sllovan Bratisllava, sepse edhe neve si skuadër besojmë se treguam se kemi forcë dhe kualitet që na jep një shpresë për një rezultat kalues.” – përfundoi Qatip Osmani.

Nga ana tjetë kapiteni Bunjamin Shabani, I cili ishte një ndër futbollistët më të dalluar të takimit kundër Sllovan Bratisllava, theskoi se ishte kjo ndeshja e parë kundër kampionëve të Sllovakisë, ndaj të cilëve ndeshjen e kthimit në Ohër do ta zhvillojmë një javë më vonë…

“Na vjen keq për këtë disfatë, pasi vërtetë treguam një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe e kthyem rezultatin, dhe kur menduam se do të arrijmë një barazim, ndoshta edhe siç theksoi edhe trajneri, disa momente pakujdesie i pranuam dy gola. Megjithatë mendoj se nga kjo kemi mësuar shumë dhe besoj se në ndeshjen e kthimit do të bëjmë edhe më mirë” – u shpreh kapiteni Bunjamin Shabani,.

Ndeshja e kthimit Struga Trim Lum-Sllovan Bratisllava, në program është me datë 17 korrik në stadiumin e qytetit në Ohër, me fillim në ora 17:00./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share