Klubi i futbollit Vllaznia e Shkodrës në 10 xhirot e para të kampionatit në superioren shqiptare kishte vetëm 12 pikë dhe ndodhej në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa me ardhjen e trajnerit tetovar Qatip Osmani kjo skuadër me traditë të gjatë pothuajse u ringjallë pasi tani ka të grumbulluara plot 26 pikë dhe renditet e treta. Pra, shkodranët me ardhjen e Qatos për tetë javë sa ai e drejton klubin kanë 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje . Dy fitoret e fundit kundër Tiranës në transfertë 1-0 dhe ndeshja e fundit 5-0 kundër Skënderbeut dëshmojnë se ekipi ka lënë pas krizë dhe tani lirishtë mund të pretendojnë edhe daljen në Evropë. Mediumet shqiptare i japin hapësirë të duhur sukseseve të Vllaznisë me Qatip Osmani, ndërsa deklarata e tij pas disfatës 4-1 kundër Partizanit “Por gjithsesi besoj se Vllaznia do të luftojë për kreun e tabelës” dëshmon qartë se ai asnjëherë nuk ka humbur optimizmin pas k
“Fillimisht dua të them se jam i kënaqur me sukseset e fundit të ekipit. Unë gjithmonë kam besuar se Vllaznia ka kapacitet që të tejkaloj krizën e rezultateve dhe ajo ndodhi. Nga tetë ndeshjet e fundit kemi 4 fitore, 2 barazime dhe dy humbje dhe aktualisht jemi në pozitën e tretë me 26 pikë që jepë shpresë të mbetemi në konkurrencë në pjesën e epërme të tabelës. Qëllimi im dhe i klubit është të sigurojmë dalje në Evropë” deklaroi për Klan Maqedoni, Qatip Osmani.
I pyetur se do të angazhojë përforcime apo freskime në ekip ai tha: “Tani në gjysmë sezon dhe është rëndë të gjendet ndonjë futbollist cilësorë, por të shohim” tha ai.
Qatip Osmani me rezultatet e fundit me ekipin e Vllaznia në Shkodër ka mbështetjen e pa rezervë të drejtuesve të klubit dhe sidomos tifozëve të flaktë shkodran./KlanMacedonia/