Putini ia hedh fajin Perëndimit për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin  tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë kundërpërgjigje ndaj një lufte “të lëshuar” nga Perëndimi.

Ai gjatë një video-adresimi në samitin e Brics në Afrikën e Jugut fajësoi disa shtete se siç tha po “promovojnë kolonializmin” që çoi në një “krizë të tmerrshme” në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Putin deklaroi se “aspirata” e tyre për të “ruajtur hegjemoninë e tyre në botë”, çoi në një grusht shteti në Ukrainë (në 2014).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rusia vendosi të mbështesë njerëzit që luftojnë për kulturën e tyre, për traditat e tyre, për gjuhën e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, theksoi ai.

Kryetari i Rusisë deklaroi më tutje se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë të dizajnuara për t’i dhënë fund luftës që sipas tij “u nis nga Perëndimi kundër njerëzve në Donbas” në Ukrainën lindore]./Klankosova.tv/.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share