Putin uron Serbinë për çlirimin e Beogradit

Festimet me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit kane konfirmuar edhe nje here miqesine serbo-ruse.

Presidenti Putin i ka kujtuar Vuçiçit miqesine vellazerore si dhe luften kunder armiqve te perbashket.

Serbia ka deshmuar edhe nje here qe po luan me dy porta, nga njera ane synon integrimin ne BE dhe nga ana tjeter nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusise. Kete sjellje te Beogradit e deshmoi edhe urimi qe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dërgoi homologut Aleksandar Vuçiç, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit serb. Putin ju kujtoin serbeve se për shekuj me radhë se bashku me rusët kane qëndruar krah për krah në luftën kundër armiqve të përbashkët. Per Kremlinin eshtë e rëndësishme që kjo miqësi vëllazërore, të shërbejnë ende si një bazë e besueshme për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë.

Putin thekson se mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen në tokën serbe. Po ashtu Vuçiç, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin e shteteve pro ruse që do të mbahet në qytetin e Kazan-it më 23 dhe 24 tetor por eshtë i pavendosur nëse do të shkojë atje ose jo.

Nderkaq ne fillim te aktiviteteve perkujtimore per clirimin e Beogradit presidenti serb vendosi një kurorë lulesh në monumentin e Heroit të Panjohur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share