Putin udhëtim në Lindjen e Mesme, çfarë do të diskutojë me Princin Muhamed

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite këtë javë. Putin do të udhëtojë në të dy vendet për një vizitë pune, gjatë së cilës do të takohet me princin saudit të kurorës, Muhamed bin Salman.

Por përpara se të niset në këtë udhëtim Putin do të presë presidentin iranian Ebrahim Raisi në Moskë.

I pyetur nëse Putin do të diskutonte bashkëpunimin në tregun e naftës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri P Peskov konfirmoi se bashkëpunimi në këtë fushë është gjithmonë në agjendë.

Vizita e Putinit në Gjirin Persik përkon me marrëveshjen e OPEC të enjten për të ulur prodhimin me 2.2 milionë fuçi në ditë, një vendim që ka tronditur tregun e naftës. Përveç çështjeve të energjisë, Putini po kërkon të krijojë aleanca me vendet joperëndimore në përpjekje për të demonstruar se sanksionet e vendosura nga perëndimi nuk e izolojnë dot Rusinë.

Ndërkohë, vetë Arabia Saudite është përpjekur të pozicionohet gjatë muajve të fundit si ndërmjetëse në luftën e vazhdueshme të Putinit kundër Ukrainës.

Bin Salman ka zhvilluar gjithashtu bisedime edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share