Putin: Rreziku bërthamor po rritet, por ne nuk jemi të çmendur

Vladimir Putin ka thënë se rreziku i luftës bërthamore është në rritje, por Rusia “nuk është çmendur” dhe nuk do t’i përdorë armët bërthamore e para. BBC raporton se presidenti rus ka insistuar që vendi i tij do t’i përdorë armët e shkatërrimit në masë vetëm në rast të përgjigjes ndaj një sulmi.

Gjatë një fjalimi për takimin e përvitshëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Rusi, ai tha se lufta në Ukrainë mund të jetë një “proces i stërzgjatur”. Zyrtarët perëndimorë besojnë se Putin fillimisht planifikonte një fitore të shpejtë në Ukrainë.

Megjithatë ai siguroi se Rusia nuk do të përdorë armët e para në asnjë rrethanë dhe nuk do të kërcënojë askënd me arsenalin e vet nuklear.

“Nuk jemi çmendur, jemi të vetëdijshëm se çfarë janë armët bërthamore.  Nuk do të vrapojmë rreth e qark botës duke i tundur këto armë sikur me qenë brisqe”, tha ai.

Putin akuzoi ndër të tjera SHBA-në dhe tha se ka armë bërthamore në territore të tjera përveçse vendit të vet.

“Ne nuk kemi armë bërthamore, përveç atyre taktike, në një territor të një vendi tjetër. Por amerikanët kanë… në Turqi dhe në një numër vendesh të tjera europiane”, tha ai. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share