Putin propozon komandantin e ri të Wagner

Situatë e paqartë brenda ushtrisë ruse

Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të grupit mercenar Wagner, një komandat të ri në vend të Yevgeny Prigozhin. Ai është “Sedoi”, që në rusisht do të thotë “flokë gri”.

Emri i vërtetë i tij është Andrei Troshev dhe nuk është aq i panjohur për agjencitë e huaja të zbulimit. BE-ja në një raport të vitit 2021 e përshkruan Sedoi-n si drejtuesin ekzekutiv të grupit Wagner. Kanalet pro-Wagner në rrjetin Telegram thonë se ai është tanimë një nga komandantët më të lartë të grupit mercenar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Andrei Troshev lindi më 5 Prill 1962 në Leningrad, emri i epokës sovjetike për Shën Petersburg. Ai luftoi në Afganistan gjatë luftës dhjetëvjeçare të Bashkimit Sovjetik atje. Për shërbimin e tij në Afganistan, Troshev u nderua dy herë me Urdhrin e Yllit të Kuq si dhe ka marrë medaljen Hero i Rusisë në vitin 2016, për sulmin në Palmira në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik.

E ndërsa ky është propozuar nga kreu i Kremlinit për të drejtuar grupin Wagner, situata brenda zinxhirit komandues të ushtrisë është e paqartë. Një gjeneral që kritikoi krerët e minstrisë së Mbrojtjes është shkarkuar. Gjeneral Major Ivan Popov, i cili komandonte njësitë ruse në Ukrainën Jugore, denoncoi mungesën e sistemeve të duhura të artilerisë, veçanërisht ai denoncoi vrasjen e ushtarëve rusë nga artileria ukrainase.

Një kritikë e tillë publike ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë nga një gjneneral i lartë tregon nivelin e pakënaqësisë brenda ushtrisë ruse. Ndërkaq mbetet ende mister edhe fati i themeluesit të grupit të  mercenareve Wagner Jevgjeni Prigozhin që gjithashtu nuk është parë në publik që ditën e rebelimit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share