Putin: Paqe në Ukrainë, vetëm kur Rusia të arrijë qëllimet

Ai deklaroi se është i hapur për të rregulluar marrëdhëniet me Europën dhe SHBA,por Perëndimi po krijon pengesa

Kreu i Kremlinit Vladimir Putin e nisi konferencën për shtyp duke deklaruar se sovraniteti i Rusisë është nën kërcënim dhe se vetë ekzistenca e vendit pa sovranitet është e pamundur.

I pyetur nga një prezantues i televizionit shtetëror, se kur do të ketë një fund për luftën në Ukrainë , Putin u shpreh:

“Do të ketë paqe kur të arrijmë qëllimet tona. Tani le t’i kthehemi këtyre synimeve: ato nuk kanë ndryshuar. Do t’ju kujtoj atë për të cilën folëm atëherë: denazifikimin e Ukrainës, çmilitarizimin e saj, statusin neutral të saj. Ukraina sot nuk prodhon praktikisht asgjë. Ose do të biem dakord për çmilitarizimin, ose do të biem dakord për disa kushte.”

Putin tha se rreth 486,000 njerëz deri më tani ishin regjistruar vullnetarisht si ushtarë me kontratë, në krahasim me 300,000 njerëz të thirrur vitin e kaluar, dhe fluksi nuk po zvogëlohet.

“Nuk ka nevojë për një valë të re mobilizimi pasi rreth 500 mijë njerëz iu bashkuan ushtrisë. Djemtë po luftojnë mirë, shumë mirë. 244,000 janë në vijat e para të frontit.”

Kreu i Kremlinit pohoi gjithashtu se ndihma ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi tanimë është në pikëpyetje dhe se vendit së shpejti do t’i mbaronin ndihmat ushtarake nga vendet e huaja. Ai deklaroi se është i hapur për të ristrukturuar marrëdhëniet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa fajësoi Perëndimin për prishjen e marrëdhënieve me Rusinë.

“Ne nuk i prishëm marrëdhëniet me Perëndimin. Ata shkatërruan marrëdhëniet me ne dhe gjithmonë u përpoqën të na shtynin në vendin e dytë ose të tretë, duke injoruar interesat tona. Në këto kushte, kur SHBA planifikoi dhe organizoi ndryshim të pushtetit në Ukrainë dhe Evropa qëndron në heshtje dhe shikon apo edhe kërcejnë së bashku, si mund të ndërtojmë marrëdhënie me ta? Sa i përket Shteteve të Bashkuara, ne jemi gati të ndërtojmë marrëdhënie . Ne besojmë se SHBA është vendi më i rëndësishëm në botë, por kjo politikë perandorake po e pengon.”

Në fund të konferencës presidenti rus u shpreh se treguesi më i rëndësishëm është rritja ekonomike. pavarëisht se inflacioni është rritur. Deri në fund të vitit pritet të jetë 7.5%, ndoshta pak më shumë në 8%, por banka qendrore dhe qeveria po marrin masat e nevojshme, u shpreh Putin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share